Zemrat në fushë

Rezultati i ndeshjes së parë në Itali lë gjithçka hapur sa i përket finalistit të dytë të Ligës së Kampionëve, në çiftin gjysmëfinal Barcelona-Inter. Ekipi spanjoll ka arsye të sulmojë me të gjitha forcat, pas humbjes në Giuseppe Meazza me rezultat 3:1, një javë më parë, për t’i mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në finale për herë të dytë rresht.
Barça fitoi në La Liga ndaj Xerezit me rezultat 3:1, ashtu siç bëri edhe Inter ndaj Atalantës, për ta ruajtur pamposhtësinë e Jose Mourinhos në shtëpi prej 164 ndeshjesh, nga 23 shkurti i vitit 2002.
Trajneri portugez ishte brengosur për lëndimin e mesfushorit të rëndësishëm Wesley Sneijder, i cili megjithatë është përfshirë në listën e të ftuarve dhe pritet të luajë. Ndërsa, Nerazzurrët do të luajnë pa serbin Dejan Stankovic, që është i suspenduar.
Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve këtë sezon, Lionel Messi, do të mundohet ta udhëheqë ekipin e Pep Guardiolas drejt përmbysjes së rezultatit të ndeshjes së parë. Në Camp Nou do të mungojë mbrojtësi Carles Puyol, për shkak të kartonëve të verdhë.
“Është një natë historike. Barcelona duhet të jetë vetvetja, në ndeshjen më të rëndësishme që e kemi përpara. Të mërkurën duhet të luajmë ashtu siç kemi luajtur gjithmonë në një ritëm të lartë gjatë 90 minutave. Tek e fundit, kjo është një ndeshje futbolli, nuk e di nëse do ta përmbysim rezultatin, por e di se do të japim gjithçka nga vetja. Nëse kalon Inter në finale, do ta komplimentojmë pasi kemi respekt për këtë skuadër”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Guardiola.
Në anën tjetër, Inter do të mundohet ta menaxhojë avantazhin që e krijoi në ndeshjen e parë, njëjtë siç bëri në çerekfinale me Chelsean. Trajneri Jose Mourinho beson në potencialin e lojtarëve të tij.
“Është një ndeshje, e asgjë më shumë. Nuk është më e rëndësishme sesa ajo me Lazion, që është vendimtare për kampionat dhe nuk është më e rëndësishme se ato që kemi luajtur ndaj Chelseas dhe CSKA-së, ku nëse do të humbnim, do të ishim jashtë”, ka thënë Mourinho.
“Dëshirojmë të shkojmë përpara drejt ëndrrës sonë, ndërsa për Barçën finalja është një obsesion, kjo është një diferencë e madhe. Nuk e kuptoj se cili është problemi i tyre. Kjo është një ndeshje, nuk është luftë”, tha trajneri portugez, i cili konfirmoi se mesfushori holandez, Wesley Sneijder do të luajë të mërkurën.
Liga e Kampionëve
Gjysmëfinalja
E mërkurë ora
Barcelona-Inter 20:45