Lacialët: Humbni me Interin dhe festojmë
Tifozët
Për ironi të fatit, Lacio gjendet në pozitën e skuadrës që mund të vendosë fatin e titullit kampion në Serinë A. Një rezultat pozitiv i skuadrës së Edi Rejës kundër Interit do t’i ndihmonte kushërinjtë-rivalë të Romës. Por, tifozeria bardhekaltër nuk pranon në asnjë mënyrë që t’i ndihmojnë rivalët e përjetshëm. Në faqen zyrtare të Ledezmës, tifozët shkruanin: “Të dielën duhet të humbasim”, ose “Kristian mos harro, ne luajmë kundër Romës”. Por, trajneri Reja, në deklaratën e tij, nuk e ka pranuar kërkesën e tifozëve. “Lacio duhet të fitojë, pasi ende nuk e kemi siguruar mbijetesën. Nuk mund të shpërdorojmë asnjë shans, madje as në ndeshjen kundër Interit”, tha ai për mediat.
#