E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani rinis nga Gali dhe Tasoti

Trajneri

Sfumohet ëndrra titull, zbehet shpresa për vendin e dytë. Tani Milanit i mbetet të mbrojë vendin e tretë që do të thotë Champions pa paraeliminatore. Megjithatë po punohet për vitin e ardhshëm, kur me shumë mundësi do ta nisin me një trajner të ri dhe një rinim të grupit, mbi të gjitha në mesfushë dhe në mbrojtje. Emri i pasuesit të Leonardos është gati, mungon vetëm zyrtarizimi. “Milani i milanistëve” është slogani në modë në Milanello, një slogan i cili i përshtatet më së miri emrit të Filipo Galit, i cili do të zërë vendin e teknikut brazilian. Nën drejtimin e skuadrës së parë ai do të ketë ndihmës Tasotin, i cili ka qenë zëvendëstrajner edhe me Ançelotin dhe Leonardon.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›