Liverpooli ankohet në referim

Rodgers është hidhëruar me vendimet e marra në humbjen 2-1 nga Manchester United të dielën. Ai po ashtu ishte i shqetësuar me tretmanin që morën futbollistët e tij në fitoren 2-1 ndaj West Brom në Capital One Cup. “E kam telefonuar Mike Rileyn (të enjten). Mendoj se ai ka pritur thirrje nga unë edhe më herët”, deklaroi Rodgers.
“Ne si klub sportiv, që paraqitemi sipas rregullave, mendojmë se vendimet e gjyqtarëve kanë shkuar në dëm tonin. Kemi pasur disa përjashtime, penallti, dhe asgjë nuk na është akorduar. Shpresojmë që në javët e ardhshme të marrim vendime të drejta nga gjyqtarët”, u shpreh ai.
Liverpool që ka tubuar vetëm dy pikë nga pesë xhirot e para në Premierligë, takohet me Norwichin në Carrow Road të shtunën e më pas pret Udinesen në kuadër të Grupit A në Europa League.