Seria A te shtunen perballja Juventus-Roma

Është tepër parimor dhe kokëfortë, veçse duket se nuk ka problem të vlerësojë edhe kundërshtarin më të ashpër. Ky është Zdenek Zeman, Roma e të cilit do të luajë nesër në fushën e Juventusit në javën e 6-të të Serisë A. Trajneri i verdhekuqve thekson se ekipi i tij do të jetë përballë më të fortëve. “Juventus është skuadra më e mirë e Serisë A për momentin, - shprehet Zeman, - kjo nuk ka dyshim. Por, nuk kam shqetësim nga inati i tifozëve juventinë me mua. Atë zemërim duhet ta kenë edhe me prokurorë, gjyqtarë e shumë të tjerë”.
Lidhur me këtë ndeshje vjen edhe mendimi i sulmuesit juventin, Mirko Vuçiniç. Malazezi kërkon nga tifozët që ta venë në shënjestër Zemanin dhe ta vërshëllejnë gjatë ndeshjes, ndonëse thekson se “si lojtar duhet t’i jap dorën”.
Atmosfera në prag të përballjes në Torino është ndezur pasi Zeman është parë që prej 15 vjetësh si një armik i deklaruar i bardhezinjve për komentet e tij për dopingun tek Juventusi dhe për komentet në skandalin e “Kalçopolit”.
Së fundi, Interi ka marrë një lajm tepër të keq pasi ylli i tij, Uesli Snajder, do të mungojë për 1 muaj. Holandezi pësoi dëmtim në fitoren 2-0 ndaj Kievos në Veronë dhe ky problem në këmbën e majtë do ta pengojë për gati 30 ditë. Regjisori zikaltër nuk do të luajë ndaj Fiorentinës këtë fundjavë, por do të humbasë edhe derbin ndaj Milanit gjithnjë në Serinë A.