Pardew vazhdon në Newcastle

Menaxheri i Newcastle Unitedit, Alan Pardew ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2020.
Pardew fillimisht nënshkroi marrëveshje për pesë vite e gjysmë kur zëvendësoi Chris Hughtonin në dhjetor 2010. Megjithatë, 51 vjeçari është shpërblyer për udhëheqjen e skuadrës drejt pozitës së pestë në Premierligë në sezonin e kaluar dhe kualifikimit në Europa League.
Trajnerët John Carver, Steve Stone dhe Andy Woodman po ashtu kanë nënshkruar kontrata të reja tetëvjeçare. “Jam shumë i lumtur këtu”, deklaroi Pardew për uebfaqen zyrtare të klubit.