Man City do ta mbrojë titullin

Për herë të parë nën drejtimin e italianit, City ka dështuar të fitojë pas katër ndeshjesh dhe ka mbledhur pikë të plota në vetëm dy prej pesë ndeshjeve të para në ligë. City gjendet në pozitën e tretë prapa liderit Chelsea, por Mancini beson se skuadra e tij, që u bë kampione për herë të parë pas 44 vitesh duke triumfuar në edicionin e kaluar, do ta mbrojë kurorën.
“Është më vështirë në vitin e dytë, por ne do ta mbrojmë titullin”, deklaroi ai. “Janë disa momente kur ndoshta nuk luani mirë, ekipet tjera luajnë më mirë se ju, ose jeni të pafat. Ne jemi në një prej atyre momenteve. Andaj, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të punojmë shumë”, shtoi ai. Mancini beson se përmirësimi i skuadrave nga mesi i tabelës e ka vështirësuar edhe më tepër Premierligën.
“Të gjitha ekipet si Fulham, Sunderland dhe Stoke janë më të mirë dhe çdo ndeshje do të jetë më e vështirë se vitin e kaluar”, përfundoi ai.