E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varshave perurohet Stadiumi Kombetar

Një prej problemeve problemeve më të mëdha për Europianin 2012 në Poloni dhe Ukrainë ishin vonesat e konsiderueshme të punimeve dhe rikonstruktimeve, jo vetëm të rrugëve që do ti lejonin tifozët të arrinin me lehtësi në stadiume, por edhe të vetë impianteve.
Megjithatë, Polonia ka bërë një hap të madh përpara. Për kënaqësinë e të gjithëve, më në fund përfunduan punimet në stadiumin e ri Kombëtar të Varshavës, që u inaugurua me një festival muzikor.
Pengesat që u kaluan për impiantin ishin të shumta: nga shkallët difektoze, që nuk ishin brenda parametrave të kërkuar, e deri te defektet e impiantit elektrik. Të gjitha këto probleme bën që inspektorët e sigurisë së stadiumeve të mos miratonin përdorimin. Të paktën deri të dielën, kur më në fund, pas afro 7 muajve vonesë nga sa ishte parashikuar u dha “Ok”-i.
E para që foli ishte ministrja polake e sporteve, Joana Musha, që e cilësoi përurimin si “ditën e fitores. Triumfin në një luftë mes dy ushtrive armike, njërës të armatosur me kritika dhe tjetrës së përbërë nga politikanët, arkitektët e menaxherët... pra nga të gjithë ata që dhanë maksimumin në ndërtimin e stadiumit”
Ceremonia e inaugurimit u mbyll me një spektakël piroteknik në stadiumin, që është gati të presë deri në 50 mijë tifozë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›