SHBA-Basketboll fitojne Majemi Dallasi dhe Lejkersat
Një përballje mes atyre që pretendojnë të jenë më të mirët, nxorri fitues lavdinë e vjetër, por edhe mëtuesit e rinj nuk dolën keq nga beteja. Majemi Hit mundi Çikago Bullsët 97-93 në fushën e vet dhe nënkampionët u ndodhën në prag të humbjes në fund të takimit.
Lebron Xhejms ishte më i miri në fushë me 35 pikë të shënuara, ndihmuar nga Kris Bosh që realizoi 24, por ylli i miqve Derrik Rouz humbi dy gjuajtje të lira kur kishin mbetur vetëm 28 sekonda lojë dhe Majemi kryesonte vetëm me një pikë, 94-93. Rouz ishte edhe shënuesi më i mirë për Çikagon me 34 pikë.
Kampionia në fuqi, Dallas Maveriks, e pati jashtëzakonisht shumë të vështirë të fitonte në fushën e saj ndaj San Antonios. Në fund, dy skuadrat u ndanë vetëm nga një pikë: 101-100 për Dallasin.
Kjo ishte një ndeshje shumë emocionuese në të cilën Xhejzën Terri ishte vendimtar për vendasit me një 3-pikësh që barazoi rezultatin në 91-91 kur kishte mbetur vetëm gjysmë sekonde lojë nga koha e rregullt. Ajo gjuajtje u bë nga mbi 10 metra largësi nga koshi.
Terri shënoi 34 pikë dhe vetë ndeshja pati përmbysje të jashtëzakonshme, pasi Dallas udhëhoqi me 18 pikë, ndërsa në pjesën e katërt, trajneri i San Antonios Greg Popoviç hodhi në fushë rezervat në vend të titullarëve dhe këta përmbysen rezultatin në 84-75. Gjithsesi, nuk mjaftoi për fitoren që e morën kampionët.
Los Anxhelos Lejkërs ia dolën, nga ana e tyre, që të fitonin në fushën e Minesotës me rezultatin 106-101. Kobi Brajant ishte sërish i mrekullueshëm duke shënuar 35 pikë dhe kapur 14 topa në tabela, por edhe Pau Gasol u dallua me 28 pikët e tij. Kevin Lov udhëhoqi “ujqërit” vendas me 33 pikë dhe 13 topa në tabela.