Liverpooli fitoi për fansa

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ishte i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij, në fitoren ndaj Chelseas me rezultat 4:1.
Reds iu hakmorën Blues për humbjen në finale të FA Cup, duke i deklasuar ata në Anfield Road, të martën mbrëma.
“Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme. Këtë sezon kemi bërë paraqitje të tilla, por një rezultat të tillë nuk e kemi arritur. Ishte një ndeshje pas së cilës fansat mund të shkojnë në shtëpi të buzëqeshur”, deklaroi Daglish pas ndeshjes.
Kjo humbje e la Chelsean jashtë Ligës së Kampionëve.