Vidal i fokusuar me Juventusin
_920181.jpg)
Arturo Vidal ka insistuar se është i lumtur te Juventusi, dhe se nuk është duke menduar që gjatë verës të kalojë te kampioni i Spanjës Real Madrid.
“Jam i lumtur me gjithçka këtu. Unë jam pjesë e një ekipi të fuqishëm siç është Juventusi. Nuk jam duke menduar për Real Madridin. Tashmë jam kampion i Italisë, dhe objektivi tjetër i imi është që të fitojë Kupën e Italisë me Bianconerët”, tha Vidal për Tuttosport.
Vidal, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2016, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm ne sukseset e skuadrës.