Cisse ëndërron Realin
_142711.jpg)
Ylli senegalez i Newcastlet Papiss Cisse, ka zbuluar se në të ardhmen shpreson qe të luaj për një ekip të madh, dhe Real Madridi është ekipi i tij i preferuar.
Sulmuesi 26 vjeçar është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, pasi ka shënuar 13 gola në 13 paraqitje me klubin nga Tyneside.
“Planet e mia afatgjate janë që të luaj për një klub të madh dhe të fitojë Ligen e Kampionëve. E kam dashur Real Madridin që kur isha fëmijë. Por unë jam i lumtur të Newcastle për momentin. Ky është një klub i madhe edhe pse nuk është Manchester Unitedi apo City”, tha Cisse për The Sun.