Liverpooli i fortë për Cityn

Me rezultat prej 3-0, skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore kundër Manchester Cityt në takimin e fundit të javës së 32-të të Premier Ligës të zhvilluar në Anfield.
Redsat ishin dominues në pjesën e parë duke realizuar tri herë dhe duke i dhënë fund takimit që në këtë fraksion të lojës.
Andrew Carroll goditi fuqishëm nga një distancë prej afro 18 metrash, ndërsa Joe Hart nuk arrit ta ndalë topin, i cili përfundoi në rrjet (13’).
Vendasit dyfishuan epërsinë përmes Dirk Kuyt (34’), ndërsa menjëherë pas ishte sërish Carroll lojtari që shënoi golin e tretë (35’).
Pas kësaj fitoreje, Liverpooli gjendet tetë pikë prapa vendit të katërt që çon në Ligën e Kampionëve, të cilin e mban pikërisht Manchester City.