E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham, pas Cavanit

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 16:21

Tottenham është duke përgatitur ofertë për yllin e Napolit, Edinson Cavani.

Sipas të përditshmes angleze The People, klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 30 milionë funte për sulmuesin uruguaian, i cili ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Napoli, duke shënuar 25 gola në Serie A dhe ndihmuar ekipin drejt aktualisht pozitës së dytë në renditje.

Cavani është i huazuar në Napoli nga Palermo, por klubi nga San Paulo ka mundësinë e blerjes definitive në fund të sezonit. Ndërsa Cavani kërkohet edhe nga Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›