Juventusi, i pafat

Sulmuesi i Juventusit, Mirko Vucinic thotë se kampioni italian e meritoi fitoren ndaj Nordsjaellandit, por që i mungoi fati në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Skuadra luajti mirë, ka krijuar shumë raste. Portieri i tyre mbrojti mirë dhe ne ishim pa fat. E dinim se duhet të fitonim, nuk ia arritëm këtij qëllimi dhe tash duhet të mendojmë përpara. Ky grup është i mirë, por i komplikuar”, deklaroi për Sky Sport sulmuesi malazez, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë dhe e realizoi golin e barazimit. Juventusi ka tri pikë, pasi ka barazuar në të tria takimet.