E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tovërlani rikthehet në 'fole'

Kampioni aktual i Kosovës, Prishtina të mërkurën e ka zgjedhur pasardhësin e Ejup Mehmetit – Kapitit, i cili në javën e kaluar dha dorëheqje nga posti i trajnerit.

Ashtu siç është paralajmëruar, bardhekaltrit në krye të shtabit teknik e kanë rikthyer strategun e njohur, Afrim Tovërlanin, i cili më moti, për dy vite rresht i kishte fituar me këtë skuadër dy tituj të kampionit dhe një Superkupë të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një komunikate të lëshuar për media nga ana e klubit më të suksesshëm kosovar.

“Pas një debati të zhvilluar në Bord, është propozuar dhe vendosur që Afrim Tovërlani ta udhëheq ekipin si trajner, nga dita e enjte. Ky është vendim unanim i Bordit. Afrim Tovërlani është trajnerë i mirënjohur, i cili edhe më herët kontribuoi në udhëheqjen e Prishtinës. I njëjti do ta udhëheq ekipin drejt sukseseve të reja”, thuhet në komunikatën e Prishtinës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në Gazetën Express

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›