E Diel, 1 Nëntor 2026

Di Matteo kërkon hakmarrje

Menaxheri i Chelseas, Roberto di Matteo, insiston se ekipi i tij duhet ta mposhtë gjithsesi Shakhtar Donetskun në ndeshjen kthyese, që zhvillohet në Stamford Bridge, pas humbjes 2:1 në Ukrainë të martën mbrëma në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Ne duhet të fitojmë në ndeshjet që kemi në shtëpi, kjo është e sigurt. Ngushëllim yni ishte barazimi në Copenhagen. Kjo tregon se është një kompeticion i vështirë, por është e qartë se duhet ta fitojmë lojën në shtëpi ndaj Shakhtarit”, theksoi trajneri italian për ueb faqen zyrtare të UEFA-s. Kampioni evropian do ta presë Shakhtarin në Londër më 7 nëntor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›