Ferguson akuzon Bayernin

Sir Alex Ferguson ishte i zemëruar me sjelljen e futbollistëve të Bayern Munichut, derisa Manchester United u eliminua nga Liga e Kampionëve në bazë të golave mysafirë. Ferguson mendon se gjyqtari Nicola Rizzoli ishte nën presion të përjashtonte mbrojtësin Rafael me kartonin e dytë të verdhë. Bayern shënoi golin vendimtar, derisa Manchester United zhvilloi 40 minutat e fundit me 10 futbollistë.
Ferguson tha: “Djaloshi i ri tregoi mungesë përvoje, por ata e përjashtuan, të gjithë vrapuan te gjyqtari – gjermanë tipikë”. Djajtë e Kuq ishin në epërsi 3-1 (4-3, rezultati i përgjithshëm) kur Rafael u përjashtua për tërheqje prapa shpinës të mesfushorit Franck Ribery dhe Bayern arriti të kualifikohet në përparësinë e golave mysafirë pas shënimit të jashtëzakonshëm të holandezit Arjen Robben. Ferguson insistoi se përjashtimi e ndryshoi rrjedhën e lojës.
“Nuk ka dyshim. Ata kurrë nuk do të ktheheshin, me 11 futbollistë nuk kishim asnjë problem”, shtoi ai. I pyetur nëse mendon se futbollistët e Bayernit e kishin tepruar me reagimin e tyre pas ndërhyrjes së Rafaelit ndaj Riberys, Ferguson theksoi : “Po. Mënyra si e detyruan gjyqtarin të tregojë kartonin e kuq, ai nuk do të kishte bërë asgjë. Por, kemi parë edhe në të kaluarën ekipe tjera duke e bërë të njëjtën gjë. Në përgjithësi mendoj se ishim të pafat”.
Manchester United dukej në kontroll të plotë të përballjes pas golave nga Darron Gibson dhe Nani, i cili më pas shtoi edhe të dytin e tij, para se Ivica Oliç të ngushtojë disavantazhin. Bayern dominoi pas përjashtimit të Rafaelit, por Ferguson mendon se ekipi i tij e kishte merituar kualifikimin. “Ne luajtëm më mirë sonte sesa ata në fushën e tyre. Ne luajtëm shumë mirë, paraqitja ishte e shkëlqyeshme, por ishim të pafat”, theksoi ai. Ferguson ishte i pakënaqur edhe për disa ndërhyrje ndaj sulmuesit Wayne Rooney, i cili befasoi duke qenë titullar, edhe pse kishte lënduar nyjën e këmbës në ndeshjen e javës së kaluar. Por, ai arriti të luajë vetëm 55 minuta.
“Ai u godit disa herë dhe nuk mendoj se ishte mbrojtur (nga gjyqtari)”, përfundoi Ferguson. Por, homologu i tij nga Bayern, Louis van Gaal, nuk u pajtua me mendimin e Fergusonit se futbollistët e gjigantit bavarez luajtën rol në përjashtimin e Rafaelit: “Kam menduar se Anglia ishte shtet i lojës korrekte.
Nuk ndaj mendimin e Sir Alexit. Pjesë e të qenit futbollist është kontrolli. Secili futbollist, i cili ka karton të verdhë, duhet të jetë i vetëdijshëm se i dyti nënkupton përjashtimin. A ndikoi kartoni i kuq në ndeshje? Nuk do ta dimë. Është lehtë të thuhet pas humbjes. Ky takim nuk do të luhet përsëri. Mendoj se Ferguson është i dëshpëruar”, tha Van Gaal.