FBK-ja dënon ekseset në ‘Minatori’

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e vet të mbajtur të enjten, i ka dënuar fuqishëm aktet e dhunës që tensionuan ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, të zhvilluar të dielën në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, në të cilën kjo e fundit e fitoi këtë trofe.
Personat që me sjelljet e tyre të pahijshme prishën atë natë të madhe sportive, për FBK-në, janë huliganë dhe kriminelë, të cilët duhet të ballafaqohen me drejtësinë.
“Hedhja e koktejeve të molotovit, hedhja e mjeteve piroteknike mbi publikun e ekipit kundërshtar, hedhja e karrigeve dhe mjeteve tjera të rënda, të cilat e rrezikojnë jetën e qytetarëve, janë vepra huligane dhe kriminele. Këta njerëz nuk e kanë vendin në tribuna të sportit dhe policia duhet të ndërmarrë masa ndaj individëve të tillë”, thuhet në reagimin e FBK-së dërguar mediave.
“Vetë fakti që ende asnjëri nga këta ‘tifozë’ nuk është përgjigjur për këto vepra para ligjit, i inkurajon dhe u jep mundësi që të vazhdojnë akte të tilla. Në radhë të parë, policia dhe klubet duhet të organizohen më mirë për të parandaluar dhunën në masën që e kemi parë në Mitrovicë”, theksohet në këtë kumtesë.
Sipas Bordit të FBK-së, shkelmimi që iu bë Kupës së Kosovës nga një tifoz mitrovicas është shkelmim ndaj simboleve shtetërore të Kosovës.
“Përdhosja e Kupës, përkatësisht hedhja e saj në parket, është akt antishtetëror i drejtuar kundër simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës. Kërkojmë nga organet kompetente të reagojnë konform ligjit”, thuhet në reagim.
Bordi i FBK-së ka kërkuar nga klubet dhe të gjithë anëtarët e kësaj federate që të përkujdesen maksimalisht me qëllim që garat e play-off-it të zhvillohen në mënyrë korrekte dhe sportive. “Bordi apelon te tifozët e të gjitha skuadrave për korrektësi - respekt ndaj kundërshtarit dhe anim për ekipin e tyre, e jo kundër atij kundërshtar”, thuhet pos tjerash në këtë kumtesë.
Trepça, 30 km larg Mitrovicës
Bordi i FBK-së ka vendosur që gjashtë ndeshjet e radhës si nikoqir, Trepça duhet t’i zhvillojë 30 kilometra larg Mitrovicës. Bordi i FBK-së në ndeshjet e ardhme basketbollistike ka vendosur të mos e lejojë asnjë njeri të qëndrojë në parket, përkatësisht rreth fushës së lojës, përpos zyrtarëve të klubeve të shënuar në listën paraqitëse, personave në tavolinën zyrtare, gjyqtarëve dhe ekipit televiziv i cili transmeton ndeshjen.
“Bordi i FBK-së shqyrtoi edhe urdhëresën e Departamentit të Sportit të MKRS-së për lirimin e menjëhershëm të zyrës së kësaj federate. Bordi konsideron që vendimi është tërësisht i paarsyeshëm dhe e kundërshton atë. Bordi kërkon nga kjo Ministri që të rishqyrtojë vendimin e marrë, sepse aktivitetet e ngjeshura të FBK-së nuk lejojnë dhe aspak nuk e arsyetojnë vendimin e tillë”, thuhet në komunikatën e FBK-së.