E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, spektakël dhe zhgënjim

Nga ferri ne parajse dhe me pas te zhytur përsëri. Premier liga angleze vazhdon te dhuroje emocione te forta ndërsa tifozët e Çelsit vazhdojnë te vuajnë. Përfundon ne barazim 3-3 takimi i pare i vitit për Çelsin, një sfide e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme ne "Stamford Brixh" pikërisht ndaj Aston Viles, qe vitin e kaluar kishte pësuar ne këtë stadium plot 7 gola. Londinezet zhbllokuan shifrat fale një penalltie te realizuar nga Llampard ne minutën e 23, por u barazuan ne fund te pjesës se pare, po me 11- metërsh te firmosur nga Ashli Jang. Me fillimin e pjesës se dyte Emil Heski shfrytëzoi mjaft mire një krosim drejt tij duke kaluar për here te pare skuadrën e tij ne avantazh. Ne një prove karakteri vendasit rriten presionin ndaj kundërshtarit ndërsa gjeten golin e barazimit ne minutën e 84 me ane te Drogba, 6 minuta me vone kapiteni Xhon Terri sigloi shifrat 3-2. Por te zotet e shtëpisë nuk mund t'i gëzoheshin një fitoreje heroike pasi ne minutën e dyte te shtesës Klark i harruar ne zone dhe i kujtuar ne pozicion jashtë loje solli barazimin dramatik dhe te pabesueshëm. Tashme 6 pike larg kryesuesve te United dhe City dhe për me tepër te zbritur ne vend te peste kampionet ne fuqi duket se janë gjithmonë dhe larg mbrojtjes se titullit, ndërkohë qe Karlo Anceloti nuk heq dore duke deklaruar se sfida e 1 marsit ne shtëpi përballe Man. UTD do te përcaktojë gjithçka. Por tekniku italian ka deklaruar se ka nevoje urgjente për lojtare te rinj ne skuadër. Përforcimi i pare ne janar mund te jete Geri Kahill qendërmbrojtësi i Bolton për te cilin Abramovic ka ofruar 30 milionë euro. Pas disa rezultateve jo shume pozitive dhe për me tepër pa bomberin Endi Keroll, Njukasell arrin një fitore te jashtëzakonshme ne takimin e fundit te javës se 21 te premier liges, duke mundur Uigan ne fushën e këtyre te fundit me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua qe ne minutën e 19-të te pjesës se pare nga Shola Ameobi. Me këtë fitore Njukasell përforcon edhe me shume pozitat ne mesin e tabelës tashme ne kuotën e 25 pikëve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›