E Diel, 1 Nëntor 2026

Bunjaku: E njoh mirë portën e Bajernit

Albert Bunjaku, sulmuesi kosovar i Nurenbergut, mezi pret të zbresë në fushë këtë fundjavë kundër Bajernit të Mynihut. Skuadra e tij në këtë sezon ka shënuar vetëm 3 gola në 5 ndeshje, një nga të cilët mban firmën e Bunjakut. Kosovari shpreson që do të ketë disa minuta në këmbë kundër Bajernit të Munihut. Portën e tyre ai e njeh relativisht mirë, pasi i ka shënuar dy herë brenda një ndeshje, kur luante Rot Vajs Erfurhrtit, në një takim të vlefshëm për Kupën e Gjermanisë. "Ishte një përjetim shumë i bukur, por tashmë më duhet të shoh përpara dhe të shikoj se çfarë mund të bëj në ndeshjen e ardhshme, tha Bunjaku për ‘Sport1.de‘. Ne duhet t‘u ushtrojmë presion përpara dhe të zotërojmë topat në mesfushë. Ne duhet ta vëmë në panik Bajernin me zotërimin e topit", përfundon prononcimin e tij sulmuesi kosovar i Nurenbergut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›