Fetel në Pole, 2 të mijtat pas tij, Alonso
Formula 1
“Pole position” për Sebastian Fetel me Red Bull në provat zyrtare për çmimin e Madh të Gjermanisë. I dyti u rendit Fernando Alonso me Ferrari, i ndjekur nga shoku i tij skuadrës Felipe Masa. Ndryshe nga provat e tjera, Fetel e ka pasur të vështirë në pistën e shtëpisë së tij për të mposhtur spanjollin e Ferrarit, Alonso, që ka kryesuar të dy minisesionet e para. Në minisesionin e tretë kanë qenë vetëm dy të mijtat, që kanë ndarë “pole position në favor të gjermanit të skuadrës Red Bull. I treti do të niset sot Ferrari i Masës, ndërsa i katërti Red Bulli i Beberit. Ish-kampioni i botës, gjiganti Mikael Shumaker nuk arriti të jetë në dhjetëshen e parë duke mos bërë sërish paraqitjen e shumëpritur. Gara do të zhvillohet sot në orën 14:00.
#