Ja si evidentohen sfidat e dyshuara
Në mbrojtjen e Tiranës, presidenti Halili akuzoi federatën për dhënien e informacioneve tendencioze, megjithatë gjithçka është e gabuar. Mekanizmi për ndeshjet që dyshohen se janë të manipuluara varet plotësisht nga UEFA dhe ai hyn në funksion menjëherë sapo koeficientet ndryshojnë në mënyrë të dyshimtë, apo kur një ndeshje "sulmohet" nga bastet. Kjo u konfirmua edhe nga konfederata kontinentale nëpërmjet një deklarate për shtyp, pas mbledhjes që zgjati tri orë, në të cilën u publikuan hetimet për bardheblutë dhe Vllazninë. "Kemi bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe autoritetet gjermane, pas kërkesës së tyre, ku theksohej se kishin informacione rreth ndeshjeve të trukuara. UEFA ka dhënë ndihmën e saj nëpërmjet sistemit të zbulimit të basteve ilegale, i cili kontrollon ndeshjet ndërkombëtare dhe kampionatet kombëtare të kategorisë së parë dhe kategorisë së dytë që prej korrikut 2009", theksohej nga zyrat në Nion. "Në bashkëpunim me federatat kombëtare, UEFA do të hapë sa më shpejt çështje penale për klubet, drejtuesit dhe lojtarët në vendet e akuzuara".
e. k.
e. k.