E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpuli bie në Sandërlend, mundet nga tollumbacja

Një gol i çuditshëm i golashënuesit më të mirë të Premier Ligës, Darren Bent, që në minutën e pestë, u dha tri pikët skuadrës së trajnerit Stiv Brus në “Stadiumin e dritave”.

Goditja e sulmuesit anglez po i drejtohej duarve të portierit Hoze Reina, por papritur devijohet nga një top plazhi që ishte hedhur në fushë nga një fëmijë, tifoz i Sanërlendit, që ndodhej në shkallët e stadiumit, duke përfunduar në rrjetë.

Darren Bent ngjitet në kuotën e tetë golave dhe së bashku me Fernando Torres mban vendin e parë në listën e golashënuesve të kampionati anglez. Ai ka rezultuar vendimtar me golat e shënuar për “Macet e zeza” dhe i dërgon “sinjale” trajnerit të Kombëtares angleze, Fabio Kapelo, për një vend në skuadrën që do të udhëtojë drejt Afrikës së jugut vitin tjetër.

Pas kësaj fitoreje, Sandërlendi ngjitet në vendin e shtatë me 16 pikë, aq sa ka edhe Mançester Siti dhe Aston Vila. Kurse skuadra e Benitezit mbetet ne kuotën e 15 pikëve, një vend më poshtë se Sandërlendi.

Sandërlend 1 – 0 Liverpul

Sandërlend: Gordon; Bardsley, Turner, Ferdinand, McCartney (Henderson 45’); Malbranque, Cana, Cattermole (Zenden 57’), Reid; Bent, Jones (Campbell 65’). Trajner: S. Brus

Liverpul: Reina; Johnson, Agger, Skrtel (Mascherano 72’), Carragher; Babel (Ngog 80’), Lucas, Aurelio, Spearing (Voronin 72’); Benayoun, Kuyt. Trajner: R. Benitez

Golat: Bent 5’

Gjyqtar: Michael Jones

Kartonë të verdhë: Cana, Reid / Kuyt

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›