E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo: 17 vjeç, më kërkoi Interi

Kristiano Ronaldo nuk ka fshehur asgjë në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për "Corriere dello Sport-Stadio". "Kërcënon" Interin në prag të ndeshjes së kthimit në Champions ("Do të kualifikohemi ne") dhe, pikërisht për klubin zikaltër, konfirmon për herë të parë se në moshën 17-vjeçare, ishte shumë pranë kalimit në Milano. "Kur isha 17-18 vjeç ka pasur një interesim të Interit për mua dhe më kanë folur shumë për një transferim të mundshëm te kjo skuadër. Nuk më kujtohet se çfarë u fol atëherë, sepse kanë kaluar shumë vite, por sigurisht ishte një gjë për të cilën është diskutuar gjatë. Më pas më kërkoi Mançesteri dhe erdha këtu".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›