Mou-Baloteli, "martesa" në krizë
Që Hoze Mourinjo dhe Mario Baloteli nuk kanë shkuar asnjëherë mirë midis tyre, këtë e dinë të gjithë. Por gjatë gjashtë muajve të fundit (që nga fillimi i këtij sezoni) mes trajnerit dhe sulmuesit zikaltër kontradiktat janë bërë edhe më të mprehta dhe tashmë kjo është shndërruar në një çështje në “Apiano Xhentile”.
Ja si ka rrjedhur historia. Në 29 shtator, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Kazan përballë vendasve të Rubinit, Baloteli del nga loja me karton të kuq për shkak të një faulli krejtësisht të panevojshëm, duke vënë në rrezik kualifikimin e skuadrës (deri në momentin që la fushën, ai ishte lojtari më i mirë për Interin). Mourinjo e qorton në dhomat e zhveshjes para gjithë ekipit.
Një muaj më pas, menjëherë pas fitores 0-5 në transfertën e Xhenovas, 20-vjeçari nuk e mori seriozisht stërvitjen dhe trajneri u shpreh: “Sot të rinjtë mendojnë vetëm për Ferrarin”. Në 8 nëntor, pas ndeshjes Inter-Roma, komenti i Mourinjos është mëse i qartë: “Loja e Balotelit? Meriton një zero të madhe”. Si ndëshkim, “I veçanti” nuk e grumbullon futbollistin për ndeshjen e radhës me Fiorentinën. I ngacmuar nga gazetarët për këtë vendim, Hoze Mourinjo përgjigjet prerë: “Pse duhet të vazhdojmë të flasim për të? Se mos është Maradona!...”.
Pas kësaj, në merkaton e janarit qarkulluan zëra që e shihnin sulmuesin e ri larg zikaltërve. Asgjë nuk ndodhi, por emri i tij nuk figuroi në listën e të grumbulluarve për Kaljarin. Në shkurt, në përballjen me Fiorentinën në Kupën e Italisë, superMario zëvendësohet, pas një loje të dobët. Të nesërmen trajneri portugez foli për “njerëz me një neuron të vetëm”. Fjalë që qëndrojnë në ajër, të cilat, kush do t’i kuptojë, i kupton.
Në 16 shkurt Baloteli shkon në “San Siro” për të ndjekur sfidën e Ligës së Kampionëve midis Milanit (pasioni i tij i adoleshencës) dhe Mançesterit. Ky veprim nuk u prit mirë në mjedisin zikaltër. Së fundi, në prag të ndeshjes Inter-Xhenova, lojtari ndryshon menaxher, duke iu bashkuar Mino Raiolës, menaxherit të Ibrahimoviçit. U tha se loja e dobët e lojtarit në këtë ndeshje erdhi si pasojë e gjendjes së tij shëndetësore (Baloteli luajti në gjendje temperature). I menjëhershëm ishte përgënjeshtrimi nga ana e teknikut nga Setubali: “Me temperaturë? Mos bëni shaka! Ai ishte për bukuri, unë kisha temperaturë”.
Dhe ja ku vjen më e fundit. Emri i Mario Balotelit nuk figuron në listën e lojtarëve që Mourinjo mori me vete në Londër për sfidën e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve me Çelsin. I pyetur nga gazetarët, “I veçanti” u përgjigj prerë: “Kam marrë me vete 20 futbollistë. Pse duhet të flasim për ata që nuk janë?” Deklaratë, e cila mund të sjellë krisje të pandreqshme midis trajnerit dhe lojtarit.