E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam do jetë në Botëror

Shpresat e lojtarit të Milanit u shuan përfundimisht mbrëmjen e së dielës, pas dëmtimit të rëndë në ndeshjen me Kievon. Megjithatë, Fabio Kapelo ka ndërmend t’i bëjë një dhuratë “Spice Boy-t”, duke e grumbulluar për në Kampionatin Botëror, si futbollistin e 24-t në listën e tij.

Sigurisht që mundësitë e 35-vjeçarit për t’u futur në lojë as që mund të mendohet se ekzistojnë. Ai thjesht do të ketë rolin e një “maskote” apo të “kapitenit që nuk luan”. Pra, vetëm sa për numër. Një arsye tjetër mund të jetë se “Don Fabio” nuk dëshiron të privohet nga përvoja e Bekamit dhe mbështetja që ai mund t’i japë skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Por jo vetëm kaq. Numri një i stolit të “3 Luanëve” ka ndërmend t’i ruajë mesfushorit një vend në skuadër edhe pas Botërorit. “Shpresoj të jetë gati për eliminatoret e “Euro 2012”-ës, sepse ai vazhdon të mbetet një nga futbollistët anglezë më të mirë në qarkullim”, tha Fabio Kapelo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›