E Shtunë, 31 Tetor 2026

Livni,jashtë qeverisë izraelite

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga vetë Tzipi Livni, është mbyllur pa asnjë lloj marrëveshjeje takimi mes kryeministrit të emëruar izraelit, kryetarit të partisë "Likud" Benjamin Netanjahu, dhe lideres së "Kadimës" për formimin e një qeverie me bazë të gjërë. "Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje mbi këtë cështje që është esenciale. Kjo do të thotë se ne do të jemi një opozitë e përgjegjshme", ka deklaruar Livni pas takimit me Netanjahun. "Jam takuar për të dytën herë me Netanjahun, për të mësuar për vizionin e tij dhe rrugën që do të ndjekë. Takimi është mbyllur pa marrëveshje mbi cështjet kryesore: atë politike dhe cështjen e reformës institucionale. Formula e dy shteteve për dy popuj nuk është slogani i duhur", ka vazhduar Livni. Livni ka këmbëngulur se e vetmja mënyrë për të garantuar që në të ardhmen Izraeli të ruajë karakterin e tij hebraik dhe të luftojë terrorizmin. Kryetarja e "Kadimas", Tzipi Livni nuk është shprehur nëse do të ketë takime të tjera me Netanjahun. Ndërkohë që edhe kryeministri i emëruar izraelit Netanjahu konfirmoi se nuk ishte i mundur formimi i një qeverie të bashkuar, duke bërë me faj shefen e "Kadimas", Livni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›