E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania "Neranxi" binjakëzohet me qendrën gastronomike greke

Kompania "Neranxi' binjakëzohet me qendrën gastronomike greke, ku anë të kësaj marrëveshjeje synohet t'i jepet prioritet shitjes dhe njohjes së produkteve "Made in Albania". Sipas deputetit të LSI-së, por njëkohësisht edhe presidentit të kësaj firme Nikollaq Neranxi, financimi që bëri kompania e tij për këtë bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në promovimin e produkteve, por edhe shkëmbimit të eksperiencave midis dy vendeve fqinjë në fushën gastronomike, apo siç e quajti ndryshe arti i bërjes së ëmbëlsirave.Fjalën e kanë marrë edhe përfaqësues të qendrës gastronomike greke, të cilët gjithashtu e vlerësuan firmën "Neranxi" për këtë marrëveshje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›