Llafazanët apo regresioni i zhveshur
Me një ekip të mrekullueshëm aktorësh, vjen një nga filmat komikë dhe më të suksesshëm të vitit 2010 në Digi Gold. Pesë shokë fëmijërie, vendosin të takohen pas shumë vitesh, për të nderuar kujtimin e trajnerit të tyre, që sapo ka ndërruar jetë.
Tashmë të martuar dhe me fëmijë, ata do të kalojnë një fundjavë të gjithë së bashku dhe duke përjetuar edhe njëherë aventurat e fëmijërisë, kuptojnë se s’ka rëndësi mosha që je, por se sa i ri ndjehesh në shpirt!
Kjo nuk ka rëndësi sepse “Grown Ups” në të cilin luan Adam Sandler tregon se kemi të bëjmë me një komedi interesante. Të lazdruar, më pak dashuri në shpirt, të palidhur, me gjeste fëmijërore dhe para së gjithash budallenj, ata sjellin shfaqja komike – qe paraqet disa djem që vuajnë nga regresioni – por që tregon se ai është një film më i realizuar sesa “Hangover”.
Filmi, me regji të Dennis Dugan (“You Don’t Mess With the Zohan”), ka ribashkuar Sandler me aktorët që morën famë gjatë viteve ’90 që luan prezantuesin e “Saturday Night Live”, aktorët Chris Rock dhe Rob Schneider; Kevin James që luaj njeriun me mbipeshë Chris Farley dhe aktorë të tjerë.
“Grown Ups” paraqet disa njerëz të cilët ja ka ëndja të punojnë në një tavolinë duke biseduar për gjërat e kaluara dhe fëmijërinë e tyre. Ata papritur vendosin që të shkojnë në një piknik, por videolojërat i shqetësojnë sepse shumica e fëmijëve të tyre e dëshirojnë këtë. Këtë film mund ta shikoni në kanalin e DigiGold të IPKO’s, duke ndjekur instruksionet e përshkruar më poshtë. Argëtimi nuk do të mungojë përderisa atë mund ta shohin edhe fëmijët në moshën 13-vjeçare.
GROWN UPS
Aktorë: Adam Sandler (Lenny Feder), Kevin James (Eric Lamonsoff), Chris Rock (Kurt McKenzie), David Spade (Marcus Higgins), Rob Schneider (Rob Hilliard), Salma Hayek (Roxanne Chase-Feder), Maria Bello (Sally Lamonsoff) dhe Maya Rudolph (Deanne McKenzie).
Regjia: Dennis Dugan; skenari; Adam Sandler dhe Fred Wolf; regjisor i fotografisë: Theo Van de Sande; montazha: Tom Costain; muzika: Rupert Gregson-Williams; dizajner: Perry Andelin Blake; kostumet: Ellen Lutter; producent: Sandler dhe Jack Giarraputo; distributor; Columbia Pictures. Kohëzgjatje: 1 orë e 42 minuta.