E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina Topalli Une Presidente Do drejtoj Kuvendin deri ne 2013

Kryeparlamentarja Topi nuk na shqeteson merr elektorat te majte Postet ne PD Ambicia ime deri ne 2013-n te drejtoj Kuvendin

Lidershipi i Partise Socialiste eshte kthyer ne nje celule antievropiane. Keshtu pohon per Radion Evropa e Lire Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli. Sipas saj edhe nje here shqiptaret do te paguajne per bllokaden e opozites e cila u be pengese reale e integrimit. Ajo shton se rikthimi i opozites ne Kuvend eshte vetem nje justifikim apo perpjekje e deshtuar per te gjetur nje mburoje para shqiptareve. Topalli shtoi se zgjedhjet e fundit i vertetuan me se miri Rames se politika e tij ka deshtuar. Kryeparlamentarja kritikon qendrimin e Presidentit Bamir Topi i cili sipas saj gjithe kohes ka luajtur ne fushen e majte. E pyetur nese PD do te dobesohej nga krijimi i nje partie te re nga kreu i shtetit Topalli tha se nuk e shqeteson aspak ky fakt por ndihet e fyer nga qendrimi i tij. Topalli shmang komentet per mundesine e kandidimit te saj per postin e presidentit.

Zonja Topalli aktualisht jemi ne pritje te raportit te progresit te Komisionit Evropian per Shqiperine. Cka mund te pritet nga ky raport duke pasur parasysh vecanerisht kerkesen e Shqiperise per status te vendit kandidat per pranim ne Bashkimin Evropian

Une do ta ndaja ne dy pjese e para ndash ne teresi raporti besoj se eshte realist dhe do te jete pozitiv ashtu sic eshte klima ne teresi ne Shqiperi. Ketu kam parasysh situaten ekonomike pavaresisht nga fakti se Shqiperia eshte e rrethuar nga kriza ne Greqi ne jug ne Itali ne perendim dhe nga vendet te cilat jane ne veshtiresi ekonomike. Ne kete kuptim modeli i Shqiperise si model ekonomik ka funksionuar meqe vendi yne asnjehere nuk ka qene ne recesion ndryshe nga shume vende qe jo vetem na rrethojne por edhe pertej atyre qe i kemi afer. Ndersa sa i takon aspektit te statusit te vendit kandidat une besoj se shqiptaret do ta paguajne edhe nje here bojkotin dhe bllokaden qe opozita i ka bere Parlamentit gjate ketyre dy vjeteve. Eumlshte nje cmim qe shqiptaret e pafajshem duhet ta paguajne per nje politike ose per lidershipin e nje partie qe me sa duket eshte edhe nje lloj celule antievropiane. Natyrisht une ndjehem keq kur e them nje gje te tille por ne duhet te jemi te ndershem me njeri-tjetrin duhet ta themi te verteten ashtu sic eshte. Si kryetare e Kuvendit une eshte dashur te perballem me frymen e antiparlamentarizmit dhe ne teresi te antishtetit. Ne kete kuptim shqiptaret duhet te paguajne per dicka qe nuk e meritojne per dicka qe nuk e kane bere por mendoj se eshte edhe momenti qe secili prej shqiptareve duhet ta pyese veten nese ia vlen me qe ti pergjigjesh nje lidershipi te nje partie qe eshte kthyer edhe ne nje celule antievropiane.

E permendet bojkotin politik te opozites. Por edhe pas kthimit te saj prapeseprape duket se gjerat nuk po levizin. Ketu kam parasysh vecanerisht kerkesen e opozites per ndryshim te rregullores se punes se Kuvendit perfshire votimin e fshehte...

Ky eshte nje justifikim ose perpjekje e deshtuar per te gjetur nje mburoje nga syte e shqiptareve dhe gjithe botes pasi ata ne fakt vazhdojne ta bojkotojne votimin e ligjeve me 3/5. Kuvendi i Shqiperise gjate dy vjeteve ka votuar 400 ligje qe ishin ligjet e reformave te medha ekonomike dhe kane bere te mundur qe Shqiperia te mos kaloje ne recesion. Ne fund te fundit detyra jone eshte qe te shohim se sa para shkojne ne xhepat e shqiptareve. Ajo qe ata perpiqen ta perdorin si mburoje ne fakt nuk mbulon sepse eshte vetem gjethja e fikut. Pavaresisht nga kjo ne jemi te hapur per te permiresuar cdo gje qe mund te permiresohet edhe ne raport me rregulloren e Kuvendit edhe ne raport me ligjet e tjera. Nese ka ndonje nen qe bie ne kundershtim me rregulloren e Parlamentit Evropian pa dyshim qe jemi te hapur per ta permiresuar megjitheqe kam bindjen e thelle dhe kete e them me nje ndergjegje te plote se rregullorja e Kuvendit te Shqiperise eshte nder rregulloret me moderne dhe me demokratike qe ekziston sot ne Evrope.

Po perse atehere e kundershtoni votimin e fshehte ne Parlament te cilin personalisht e keni sugjeruar

Jo. Ndoshta nuk jemi kuptuar mire. Dekretet e presidentit nuk mund te votohen kurre ne menyre te fshehte sepse nuk votohen ne menyre te fshehte ne asnje vend. Sa u takon emrave te tjere qe do te zgjidhen ne institucione te ndryshme le tu qendrojme atyre modeleve sic i perdor edhe Evropa. Natyrisht mund ta adaptojme - po te kemi kuraje per ti mos fshehur vetvetes dhe ndergjegjes sone - ta perdorim edhe voten qe perdor Kongresi dhe Senati Amerikan. Une personalisht mendoj se perpara shqiptareve duhet te themi se nuk kemi perse te fshihemi pas asgjeje as pas kutive te votimit as pas perdeve per te thene qe vullneti im politik eshte ky.

Megjithate si e shihni vazhdimin e dialogut politik ne Shqiperi si nje gje kyce per zhvillimet politike ne vend

Une besoj se pas demit qe i eshte bere Shqiperise dhe shqiptareve ne teresi me bojkotin dhe bllokimin qe besoj se kjo do te reflektohet edhe ne Raportin e Progresit pavaresisht se Kuvendi ka kaluar 400 ligje dhe se opozita nuk voton ligjet me 3/5 - kane mbetur peng kater ligje - pertej perdes te gjithe deputetet te majte dhe te djathte rrine me njeri-tjetrin dhe diskutojne me njeri-tjetrin. Keshtu qe eshte nje gje aq artificiale por qe perdoret duke menduar se mbase keshtu mund te demtohet Sali Berisha. Fakti eshte se ne zgjedhjet e fundit shqiptaret folen qarte dhe ne fakt i dhane te kuptoje zotit Rama ne nivel kombetar se do te kete edhe me pak vota. Ne fakt ai pat me pak se ne 2009-n pa folur per humbjen e tij personale ne keto zgjedhje qe une si politikane e shoh si nje humbje poshteruese sepse nese je lider i nje partie humb zgjedhjet politike humb zgjedhjet lokale...

Por zoti Rama thote se do te kete rezultate me te mira ne te ardhmen...

Ne fakt zgjedhjet e 8 majit treguan se koalicioni i udhehequr nga Sali Berisha mori dyfishin e votave qe e kishte marre ne 2009-n ose perkthyer ne mandate ka marre se paku 17 mandate me teper se ne 2009-n. Nese zoti Rama mendon se keshtu do tu hedhe hi syve te shqiptareve ju garantoj se pas dy vjeteve kjo diference do te rritet edhe me shume ne favor te koalicionit. Por kjo eshte per sa u takon partive politike. Ajo qe mua me intereson eshte vendi dhe ecja perpara e vendit. Ne mbetemi te fokusuar per nje Shqiperi te zhvilluar qe do te thote se ne duhet te fokusohemi ne reformat ekonomike se ne duhet te fokusohemi ne adaptimin e inovacioneve dhe te te rejave teknologjike sepse shqiptaret jane nje popull inteligjent qe e kapin menjehere te rene jane nje popull qe kane demonstruar gjate ketyre 20 vjeteve se pavaresisht nga veshtiresite e kane bere rrugen me te gjate per nje kohe te shkurter dhe ia kane dale qe te ndjehen mire me veten e tyre dhe ne syte e te tjereve. Keto jane bere pavaresisht nga perpjekjet per ta mbajtur si peng nga nje grup i vogel ne krye te Partise Socialiste qe une do te doja perseri ta theksoj si nje celule antievropiane.

Keto dite Presidenti Bamir Topi ka sugjeruar se do te mund te formonte nje parti te re. Nese kjo ndodh a keni shqetesime se do te dobesohej Partia Demokratike

E para nuk ka asnje shqetesim. E dyta kjo nuk eshte dicka e papritur as e panjohur. Besoj se do te merrte nga e majta sepse zoti Topi ka luajtur ne fushen e majte gjate gjithe kesaj periudhe. Kjo nuk me intereson aq sa me dhemb fakti qe kjo eshte nje fyerje ndaj karriges se presidentit.

Pse mendoni se eshte fyerje

Ne baze te Kushtetutes ai duhet te jete figura qe bashkon popullin dhe jo qe punon per nje parti te caktuar. Ai ishte i sinqerte pasi qe doli vota e tij ne syte e te gjithe shqiptareve - lsquolive - me te pare dhe me te degjuar.

Ka zera qe thone se ju jeni nder personalitetet me me ndikim ne Partine Demokratike pas zotit Berisha. Ne kete perspektive a e shihni veten ne ndonje post edhe me te larte ne Shqiperi

Nuk e kam lidhur kurre punen time me postet e caktuara. Ajo qe une mendoj deri ne 2013-n eshte te drejtoj Kuvendin e Shqiperise duke menduar per reformat e tjera ne fushat fiskale ne fushat e zhvillimit te bujqesise te teknologjise te ekonomise ne teresi. Kjo eshte ambicia ime ky eshte vullneti im dhe ketu jam e fokusuar.

Pas vitit 2013 mendoni eventualisht per postin e presidentes

Une mendoj ti fitojme zgjedhjet e 2013-s sepse vendi ka nevoje per nje lidership i cili eshte deshmuar ose eshte i suksesshem per te levizur vendin nga nje vend i pazhvilluar drejt nje Shqiperie te zhvilluar ne 2017-n. Kjo eshte ambicia ime.

Si Kryetare e Kuvendit te Shqiperise si e vleresoni bashkepunimin me Kuvendin e Kosoves dhe ne pergjithesi bashkepunimin e institucioneve te dy vendeve

Te shkelqyer ndash ne te gjitha nivelet ne shkembimet midis komisioneve midis kryetareve te kuvendeve. Ne fakt jane lidhje vellazerore une nuk mund ti quaj thjesht lidhje formale midis dy kuvendeve. Sot une mund te jap edhe nje lajm tjeter te gezuar ndash Kuvajti ka njohur pavaresine e Kosoves duke rritur numrin e vendeve dhe duke bere te mundur qe per nje periudhe te shkurter Kosova te hyje realisht thellesisht ne proceset integruese si e gjithe pjesa tjeter e Ballkanit dhe e Evropes.

Cilin aspekt te bashkepunimit do ta veconit

Te gjitha nuk di ti ndaj. Ne jemi nje ndash ne aspektin ekonomik ne aspektin politik ne aspektin e qenies njerezore. Ajo qe gjithe ne shqiptaret dime ndash kudo qofshim ne Shqiperi ne Kosove ne Maqedoni apo ne Mal te Zi ndash eshte se ne jemi nje komb nje komb qe jemi faktor ne Ballkan nje komb qe si kemi bere kurre keq askujt nje komb qe shikon drejt integrimit dhe qe do te bashkohemi ne keto procese integruese.

Topalli Modeli ekonomik shpetoi Shqiperine nga recensioni

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate vizites se saj dyditore ne Ceki zhvilloi nje takim me homologen ceke Miroslava Nemcova. Gjate ketij takimi jane vleresuar marredheniet shume te mira mes dy vendeve. Ndersa Topalli shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen qe Parlamenti i Cekise i ka dhene Shqiperise ne proceset e saj integruese. Duke bere nje pasqyrim te shkurter te situates ekonomike ne Shqiperi Kryetarja e Kuvendit tha se Shqiperia eshte e rrethuar nga vende qe po perjetojne krize te thelle ekonomike por fale doktrines dhe reformave ekonomike vendi yne renditet nder te paktet qe nuk jane tronditur nga kriza. Shqiperia i ka shpetuar recesionit per shkak te modelit ekonomik. Kemi nje rritje ekonomike prej 4. Ne kater vitet e fundit investimet e huaja u rriten mbi 300 per qind dhe ne nje kohe te shkurter jane rritur me 300 per qind eksportet. Niveli i deritanishem i bashkepunimit ekonomik mes Shqiperise dhe Cekise eshte i kenaqshem por ka shume hapesira per zgjerimin e metejshem te ketij bashkepunimi ne fusha si industria energjetika transporti apo minierat - tha ajo. Dy kryetaret e Parlamenteve te Shqiperise dhe Cekise thane se bashkepunimi mes dy parlamenteve duhet te forcohet edhe me tej permes vizitave te nivelit te larte dhe mes komisionesh parlamentare. Kryetarja Nemcova tha se Cekia do te perdore ndikimin e saj si kryesuese e grupit te vendeve te Vishegradit per cuarjen perpara te proceseve integruese te Shqiperise. Kryetarja e Kuvendit ftoi zonjen Nemcova per nje vizite zyrtare ne Shqiperi ftese qe u mireprit nga Kryetarja e Parlamentit cek. Ne vijim te vizites ne Ceki Kryeparlamentarja zhvilloi nje takim dhe me sekretarin e Shtetit per Ceshtje te BE-se Jiri Schneider. Duke folur per bashkepunimin mes dy parlamenteve shqiptare dhe cek Topalli beri nje tablo edhe te situates politike ne vendin tone. Sipas saj Parlamenti shqiptar ka kaluar gjithsej 400 ligje ndersa vetem 4 projektligje te cilat kerkojne 3/5 e votave nuk jane arritur te miratohen per shkak te refuzimit te opozites. Bojkoti dhe bllokimi nga ana e opozites kane demtuar vendin. Bojkoti eshte nje praktike anakronike nje praktike e shekullit te kaluar qe behet per interesat personale te dikujt - tha ajo. Sipas Topallit integrimi mbetet nje objektiv kombetar dhe mazhoranca ka vullnetin e plote te bashkepunoje per miratimin e ketyre ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›