E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti i Rames Vasili Po behet pazar me ceshtjen e integrimit

Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Petrit Vasili deklaroi dje se pakti i shpallur nga kreu i selise roze Edi Rama si kusht i bashkepunimit me mazhorancen eshte thjesht sipas tij nje pazar me integrimin e vendit. Nuk mund te kete pakte qe bazohen ne merkato politike - tha ai per Ora News ku shtoi se paketa e Rames eshte e personalizuar. Ndersa sa i perket pergjigjes me shume mundesi negative qe do te marre vendi sot nga progres-raporti i KE-se ne lidhje me statusin e vendit kandidat nenkryetari i LSI-se tha se faji bie mbi opoziten pasi sipas tij me prioritet integrimin mazhoranca ka bere me shume leshime nga sa duhej. Po ashtu Vasili komentoi edhe zgjedhjen e kreut te ri te shtetit ku sipas tij perzgjedhja e presidentit nuk duhet te vije nga partite apo nga populli por ne respekt te Kushtetutes se vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›