E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Just BE Fyle Duhet qe politika ta coje vendin para

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle ndodhet sot në Tiranë, për të marrë pjesë në konferencën “Just BE” (Vetëm BE). Në këtë konferencë, ku fjalën kryesore do ta ketë vetë komisioneri Fyle, do të diskutohet mbi procesin e integrimit europian të vendit. Pas pjesëmarrjes në këtë konferencë, axhenda nuk ka konfirmuar takime zyrtare apo konfidenciale me përfaqësues të klasës politike shqiptare. 

Ambasadori i BE, Ettore Sequi deklaroi në konferencën "Just BE" se integrimi do të thotë shndërrim për vendin. Ndërsa kreu i delegacionit të PE për Ballkanin, Eduart Kukan është i mendimit se PE ka nevojë për Shqipërinë dhe integrimin e saj. Për këtë arsye, sipas tij, axhenda e integrimit duhet të jetë parësore në nivelin kombëtar.
“Të bashkëpunohet për procesin e integrimit, të shmangen interesat personale. Zgjedhësit duhet t'ju bëjnë presion partive politike për procesin e integrimit”, vlerësoi kreu i delegacionit të PE për Ballkanin, Kukan.

Gjithashtu dhe komisioneri Fyle kërkoi nga partitë politike të angazhohen për zgjedhje të lira dhe të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Nuk erdhëm në Shqipëri për t`u bërë pjesë e një fushate zgjedhore. Ne do të respektojmë zgjedhjen që do të bëjmë shqiptarët dhe unë shpresoj që edhe politikanët të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare”, deklaroi Fyle.
Sipas tij, KE-ja është e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë për aspiatat e saj evropiane, por nga ana tjetër Fyle i mëshoi faktit se është klasa politike dhe qytetarët shqiptarë ato që kanë në dorë procesin e integrimit. 
“Me lejoni te theksoj se eshtë pergjegjesi e te gjitha partive ne qeveri apo ne opozite por edhe e shoqërisë që të kontribuojne per te garantuar arritjen e nje niveli të  lartë të standardeve zgjedhore, te cilat nuk do te lene vend per kontestime. Ky do ishte nje sinjal i forte i vlerave demokratike, publiku duhet te kuptoje cfare eshte BE, duhet qe politika ta coje vendin para”, vuri në dukje Fyle.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›