E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me biznesmene ne Berzhite Me qeverisjen e PD ska rritje taksash

Kryeministri Berisha shpalosi projektin e Partisë Demokratike për katër vitet e ardhshme për biznesin e vogël. Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të këtij biznesi në Bërzhitë, kreu i qeverisë shprehu angazhimin e tij se punësimi është dhe mbetet qëllimi më final i çdo reformë që ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë qeveria.

“Premtoj se përsa kohë të votoni Partinë Demokratike ju nuk do të keni ndonjëherë rritje taksash. Ne kemi një histori, 8 vjeçare tashmë, përgjysmuan taksën mbi xhiron, zbritëm nga 25% në 10 % tatimin mbi fitimin, nga 20% në 10% tatim mbi të ardhurat personale, dhe këtë po e heqim për ato që marrin nën 30 mijë lekë”, vuri në dukje Berisha.

Në vlerësimin e Kryeministrit Berisha taksa progresive është taksa e Marksit dhe për këtë arsye, ai shprehu bindjen se me qeverisjen e PD jo vetëm që s’do të ketë rritje taksash për bizneset, por ajo do të ketë në fokus pikërisht punësimin.

“Te thuash se do kthesh taksen progresive është një veprim i pabesë ndaj investitorëve qe kane investuar qindra miliardë dollare. Mesazhi me i keq qe u dergohet investitoreve. Akti i pare qe do te bejne, do të shkurtojnë vendet e punes. Vetem per rrogen, jo per fitim? Qesharake. Po e kthen ne takse urrejtje. Në duam që njerëzit të punësohen. Ne kemi një bilanc tregtar negativ dhe rrugë e domosdoshme për ta përmirësuar është rritja e prodhimit e atyre sektorëve që ndikojnë në të, siç është rritja e prodhimit bujqësor. Shqipëria ka një tokë të bekuar, cilësia e saj është e shkëlqyer. Por ka një problem, ajo është me e pakta për frymë në Europë. Megjithatë ne do të bëjmë të mundur që shqiptarët të mbjellin cdo pëllëmbë tokë, duke katërfishuar subvencionimin e drurëve frutorë”, deklaroi Berisha.
Njëkohësisht kryeministri bëri me dije se së shpejti do të organizohet një takim me të gjithë artizanët në vend. “Ne jemi të prirur të përdorim çdo lloj stimuli që ta nxisim artizanatin. Zhvillimi i turizmit dhe shumëfishimi i tyre në një kohë të shkurtër përbën një treg të sigurt për artizanatin. Por potencialet janë shumë më të mëdha, dhe ne do t’i japim rëndësinë e duhur’- deklaroi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›