Ozil nuk transferohet këtë vit

Mesut Ozil u ka dhënë një goditje të fuqishme klubeve të interesuara nga Premierliga, duke përfshirë Manchester Unitedin dhe Arsenalin duke theksuar se do të mbetet në Werder Bremen edhe për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori gjerman, njëri prej yjeve të Kampionatit botëror 2010, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, ndërsa bisedimet për vazhdimin e qëndrimit në klub kanë ngecur.
Manchester United, Arsenal dhe Tottenham ishin të interesuara në transferimin e tij së bashku me gjigantin spanjoll, Real Madrid. Por, 21-vjeçari ka insistuar se është i lumtur në Gjermani dhe do të konsiderojë mundësinë e largimit vetëm pas skadimit të kontratës së tij.
“Situata është e qartë për 12 muajt e ardhshëm, unë ende kam kontratë me Werderin. Çka do të ndodhë pas kësaj, nuk mund të them tani. Më pëlqen sinqeriteti. Kurrë nuk kam vazhduar një kontratë, e më pas të largohem nga klubi. Kurrë nuk e kam bërë këtë. Gjithmonë me dëshirë kam respektuar kontratat e mia”, tha ai për të përditshmen sportive gjermane, Bild.
“Në dy vitet e fundit kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. Kam marrë një ofertë vitin e kaluar, por kam vendosur të përqendrohem në Werder. Në karrierën tuaj si futbollist profesionist, ju fitoni shumë para, andaj ajo që ka rëndësi për mua është perspektiva sportive”, përfundoi ai.
Nëse Ozil e respekton kontratën e tij me Werderin, ai do të jetë futbollist i lirë gjatë verës së vitit të ardhshëm.