E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taulant Balla i përvidhet gjykatës për të pestën herë brenda 4 muajsh

30-04-2013 / Gazeta 55

Deputeti i PS nuk respekton sistemin e drejtësisë

Dhjetëra familje pronare që kanë hedhur në gjyq për shpifje Taulant Ballën ka reaguar në lidhej me mungesën e deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla në seancat gjyqësore. Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesi I  familjeve të vjetra të kryeqytetit Genc Bektashi theksoi se “Përsëri Taulant Balla iu përvodh drejtësisë”.
Sipas tij, kjo është hera e pestë brenda 4 muajsh që Taulant Balla i përvidhet drejtësisë. “Taulant Balla para 6 muajsh na quajti mashtrues dhe hajdutë të gjithëve ne, me dhjetëra familje pasardhëse të familjeve të vjetra të Tiranës (ku kemi të majtë dhe të djathtë deri përfshi edhe të shoqen e Marko Bellos, deputet i PS, si bashkëpronare)”, theksohet në deklaratën e z. Bektashi.
Ndër të tjera, përfaqësuesi i familjeve të vjetra të kryeqytetit, Genc Bektashi, vuri në dukje se është kërkuara menjeherë, “sapo u fyem i kërkuam PS të hidhte poshtë me neveri sulmin e ulët dhe të pavertetë të deputetit të saj si një sulm të padenjë dhe të drejtuar gjithë shtresës së ish pronarëve, por fatkeqsisht kjo nuk ndodhi”.
Në fund të deklaratës, përfaqësuesi i familjeve të vjetra të kryeqytetit, Genc Bektashi nënvizoi se, “duke dashur të trajtojmë çështjen me dinjitet dhe korrektesë kemi përmbi 5 muaj që e kemi hedhur në gjyq për shpifje Taulant Ballën (deputet i PS) duke i mundësuar të paraqesë fakte për sulmin e ulët ndaj të gjithëve ne, nëse ka, por ky person vijon t’i përvidhet drejtësisë. Kjo është një sjellje e padenjë dhe e turpshme e një përfaqësuesi të parlamentit”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›