Llogaria e ProCredit, fitojnë 7 mijë studentë
Rreth 7 mijë studentë do të përfitojnë nga avantazhet që ofron ProCredit Bank. Studentëve i ofrohet një llogari rrjedhëse ku mund të kryejë veprime bankare, një kartë debiti ndërkombëtare VISA Electron që i mundëson tërheqjen e fondeve në çdo moment dhe një llogari kursimi me anë të së cilës mund të kursejnë për nevojat e tyre. Të gjitha këto produkte bankare mund t'i gjeni në një paketë të vetme pa paguar asnjë komision. Avantazhi i kësaj pakete produktesh është që mund të hapet në dy valuta, lekë ose në euro. Kushdo mund të pajiset me paketën ProStudent mjafton që të jetë 18 deri në 35 vjeç, të ketë një dokument të vlefshëm identifikimi, të ketë kartë studenti, librezë ose vërtetim shkolle. Edhe studentët e rinj që do të regjistrohen në universitete deri më 1 nëntor 2008, mund të pajisen me paketën ProStudent edhe me kopjen e pagesës së regjistrimit për në fakultet të kryer pranë ProCredit Bank. Këtë paketë mund ta përfitojnë jo vetëm ata të rinj që studiojnë në universitete shtetërore, por edhe ata që studiojnë në universitete private, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe studentë nga Kosova dhe Maqedonia që studiojnë në vendin tonë.