Orikumi, proteste per parkun energjetik
Vlore- Banoret e zones se Orikumit, mes te cileve dhe perfaqesues te shoqates "Dukati", te fshatit Tragjas, kane protestuar mengjesin e djeshem per ceshtjen e pronave te tyre, te cilat rrezikojne t'ju zaptohen. Qeveria i ka dhene 100 ha toke me koncesion nje firme siciliane per ndertimin e parkut energjetik, mullinjte me ere, por banoret pretendojne se nuk jane shpronesuar. Me dhjetera pjesemarres kane dale ne hyrje te qytezes se Orikumit ne Vlore, te ura hyrese dhe me banderola ne duar i kane drejtuar mesazhe qeverise dhe kryeministrit Sali Berisha, per zgjidhjen e ceshtjes se pronave te tyre. Keta banore vijojne te kerkojne nje zgjidhje perfundimtare, pasi sipas tyre po u merret prona e te pareve padrejtesisht. Mesazhi i dhene ne protesten e djeshme ishte ne drejtim te qeverise, e cila duhet te nderhyje ne zonen e Orikumit, si i vetmi organ qe mund te japi zgjidhje per nje problem qe banoret e quajne madhor.
Nese zgjidhja do te mungoje, ata kercenuan me protesta te metejshme, ndersa kane deklaruar se hapi i pare do te jete bllokimi i rruges hyrese ne Orikum dhe ne rast se qeveria nuk jep nje pergjigje per zgjidhjen e ceshtjes se pronave, do te shkojne edhe me tej, me bojkotim te zgjedhjeve te vitit 2009. Perfaqesues te shoqates "Dukati" u shprehen se i kane drejtuar nje peticion qeverise dhe kryeministrit te vendit Sali Berisha, qe sipas tyre duhet te mbaje premtimet. Revoltimi i banoreve ka ardhur pas dhenies ne koncesion te 100 ha toke nje firme siciliane, e cila do te ndertoje ne zone nje impiant energjetik gjigant me mullinj ere. "Ne thelb, kane sqaruar banoret, ne nuk duam te pengojme projektin, por duam vetem te na njihet prona ne kete zone dhe te perfitojme shpronesim pasi jemi pronare te vjeter". Protesta ishte paqesore dhe banoret ne perfundim te saj jane shperndare qetesisht, te survejuar nga forcat e policise. Ata kercenuan se do te riktheheshin serish ne rruge nese nuk marrin nje pergjigje nga autoritetet per ceshtjen e shpronesimit dhe njohjes se tokave se te pareve ne zonen e Orikumit dhe te Dukatit.
O.Hila