Llogaritja e kostos në bazë të vitit të ndërtimit
Autori i Lajmit: Red.
1. Në rastet kur individi rishet një ndërtesë të ndërtuar dhe të regjistruar deri në datën 31 dhjetor të vitit 1995, në Tiranë, që nuk ka vlerë në blerje, por edhe ndërtesat e privatizuara, si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 e sipërfaqes së shfrytëzueshme, e cila është 16. 664 lekë për m2, i përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave, në VKM nr. 815 datë 9.12.1996.
2. Në rastet kur individi rishet një ndërtesë të ndërtuar dhe të regjistruar në periudhën 1996 - 1997 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me VKM nr. 13, datë 05.01.1998, sipas së cilës vlera është 19.581 lekë për m2.
3. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 1998 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me VKM nr. 214, datë 28.04.1999, sipas së cilës vlera është 27.878 lekë për m2.
4. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 1999-2000 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me VKM nr. 362, datë 14.07.2000, sipas së cilës vlera është 29.201 lekë për m2.
5. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 2001-in si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me udhëzimin e Kryeministrit nr. 5, datë 31.05.2001, sipas së cilës vlera është 30.867 lekë për m2.
6. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 2002 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me udhëzimin e Kryeministrit nr. 3, datë 16.10.2002, sipas së cilës vlera është 29.835 lekë për m2.
7. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara pas 1 janarit 2003 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto minimale fiskale e përcaktuar me marrëveshjen e Drejtorisë së Tatimeve dhe shoqatës së ndërtuesve, si dhe VKM 173 më datë 29.03.2006.
8. Në rastin e shitjes së një ndërtese të përfituar nga këmbimi i truallit, në bazë të një kontrate këmbimi, si çmim i blerjes do të konsiderohet një nga çmimet e përcaktuara në shtojcën 2 dhe 3 të udhëzimit.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008