E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi gati të pranojë propozimin "Maqedonia e Epërme"

Autori i Lajmit: red.
Gazeta greke "Elefteros Tipos" shkroi dje se në tryezën e negociatave për çështjen e emrit të Maqedonisë midis Athinës dhe Shkupit është ofruar propozimi "Maqedonia e Epërme".
Sipas gazetës, propozimi mund të pranohet nga ana e autoriteteve të Shkupit, menjëherë pasi të formonte Qeveria e re nga kryeministri Nikolla Gruevski. "Ky variant ishte propozuar nga lideri aktual i opozitës PASOK, Jorgos Papandreu, në vitin 2002, kur ishte ministër i Jashtëm i Greqisë. Por kjo çështje nuk pati zgjidhje për shkak të krizës së konfliktit në Maqedoni",- shkruan "Elefteros Tipos". Sipas gazetës greke, Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE që pritet sërish të formojë qeverinë e re maqedonase, pas zgjedhjeve të parakohshme të 1 qershorit, është i përgatitur të pranojë një emër me përmbajtje gjeografike për përdorim ndërkombëtar, por ai do të insistojë që në marrëveshje të përmendet "identiteti maqedonas" dhe "gjuha maqedonase".
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›