Kuvendi i Kosovës, më 30 maj, deklaratë kundër librit të Del Pontes
Autori i Lajmit: red.
Më 30 maj, në seancën e rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët pritet të dalin me një deklaratë rreth librit të Del Pontës, e cila ka akuzuar UÇK-në për vrasjen e serbëve dhe më pas shitjen e organeve të tyre. “Po edhe ajo kërkesë e deputetit Berat Luzha ka shkuar në seancë dhe gjatë kësaj kohe, grupet parlamentare duhet të hartojnë një deklaratë dhe të debatohet në Kuvendin e Kosovës në seancat e tjera të majit”, - ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ai po ashtu bëri të ditur se më 26 dhe 27 maj një delegacion i Kuvendit të Kosovës do të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Evropian, ku do të marrin pjesë edhe vendet e Evropës Juglindore. Kjo është hera e parë, pas shpalljes së Pavarësisë, që Kosova merr pjesë në një mbledhje të tillë.
"Parlamenti i Kosovës do të japë një informacion më të plotë për punën që ka bërë nga 17 shkurti i këtij viti e këtej dhe, natyrisht, kërkesat që do të ketë Parlamenti i Kosovës për të qenë pjesë e mekanizmave ndërkombëtare e në mënyrë të veçantë i trupave të Bashkimit Evropian", - tha kryeparlamentari Krasniqi. Ai tha se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar një seancë për nesër dhe pasnesër ku do të miratohen me procedurë të shpejtë edhe gjashtë projektligje që dalin si obligim nga Paketa e Ahtisaarit.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008