E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga detergjentët kimikë, tek fanatizmi i natyrës

Autori i Lajmit: Red.
Vajza "natyrale" e ushqen fytyrën me kos, trajton flokët me limon, përgatit maskën me miell bajamesh. Natyrale 100%: fruta, minerale dhe bimë të shtypura ose të përhapura direkt në fytyrë.
E gjithë kjo bëhet në kuzhinë, me një shtrydhës frutash. Me një mollë, për shembull mund të përgatitet një ujë antioksidues shumë lehtë. Me një kos dhe një lugë kafeje mjaltë mund të përftohet një qumësht riekuilibrues për fytyrën. Kozmetikat natyrale janë një mënyrë e mirë për të trajtuar fytyrën, por mund të jenë dhe një mënyrë argëtimi. Deri tani kjo mënyrë është përdorur nga personat që janë fanatikë të natyrës dhe nga ata që kanë alergji nga detergjentët kimikë. Por, mund të bëhet një hobi: ndryshe nga një dhuratë e zakonshme, një mikeje mund t i dhurosh një tonik trëndafili, ose dicçka tjetër të bërë me duart tuaja.
Mund të freskoni trupin, si një damë e vërtetë e shekullit të XIX, duke përdorur një përzierje të uthullës së mollës, lavandër dhe rozmarinë. Më të apasionuarit mund të provojnë maskën "goditje drite": e bardhë veze e rrahur, limon dhe kos. Prodhimi i këtyre produkteve kërkon një higjienë maksimale; duar shumë të pastra, kavanozë xhami, dorashka. Ato mund të ruhen për një muaj, jo më shumë, preferohet të ruhen në frigorifer, në enë të pastra dhe të mbyllura mirë. Ndryshe nga produktet e shitura në parfumeri që përmbajnë një sasi të madhe përbërjesh dhe lëndësh, këto janë të bëra në shtëpi, 100% bimore dhe aktive. Duhet të kemi kujdes, sidomos me esencat e vajit që përdorim, ndërsa kualiteti i lëndëve të para ( perime, bimë, fruta, kos, vezë) është thelbësor dhe duhet të jetë shumë i mirë. Mungesa e parfumit, ngjyruesve, i bëjnë këta kremra më të mirë, por dhe më të vështirë për t u thithur. Shampot e prodhuar në këtë mënyrë, për shembull, janë lëngje, por nuk bëjnë asnjëherë shkumë.

Për flokë sa më të butë me shkëlqim
1/4 gote kafe (amerikane) të ftohtë
1 luge kafe sheqer
1/2 gotë qumësht
Përziejini të tëra dhe aplikojini në flokun tuaj; mbështillini flokët e njomë me letër alumini (me qëllim që të krijohet ngrohtësi ) dhe me një peshqir sipër mbajini për 10 minuta. Pastaj shplajeni me ujë të vakët.

Për një fytyrë sa më të pastër
1 luge kafe absolute citron Vodka, nëse nuk e gjeni këtë përzierje mund të përdorni dhe thjesht lëng limoni
1 luge gjelle sheqer. Përziejini të dyja dhe aplikojeni në fytyrë për 1 minutë, pastaj vetëm pastrojeni me ujë të vakët. Kjo maskë është shumë speciale ( Body Wrap ) e fantastike që përdoret në shumë sallone bukurie.

Maska 2
4-5 kokrra luleshtrydhe
1/3 gotë mjaltë
1/2 copë çokollatë
1/2 gotë shampanje
Në fillim në mikrovale shkrini çokollatën, ndërkohë që në një grirëse fusni luleshtrydhet dhe mjaltin duke i bërë si pure; Përziejini mirë e mirë në një tas me çokollatën dhe me një furçë të vogël aplikojeni në të tërë trupin. Në një shishe të vogël sprucoje, fusni shampanjën dhe lagni të tërë trupin me të. Mbulohuni me letër alumini dhe qëndroni ashtu për 15 minuta, pastaj shplahuni me ujë të vakët.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›