E Shtunë, 31 Tetor 2026

PËR TË PATUR NJË LËKURË MËNDAFSH

Autori i Lajmit: Red.

Maskë me rrush
Rrushi përveçse është një frut shumë i shijshëm, përmban përbërës të ndryshëm që mund ta ndihmojnë lëkurën për të qenë më e bukur dhe për të përmirësuar pamjen e saj. Në fakt, që në antikitet ishte e njohur për cilësitë depurative dhe rindërtuese dhe tashmë të gjitha industritë e mëdha të kozmetikës e kanë zbuluar që përbërësit e saj aktivë kanë një fuqi të madhe antioksiduese. Rrushi është ideal për të hidratuar, për të ushqyer dhe tonifikuar që në fakt janë elementët idealë për një lëkurë të pjekur ose shumë të thatë, ajo ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës, ka një efekt frenues dhe dobësues ndaj dhe shumë anticelulitë e përmbajnë, ai ndihmon për të eleminuar fryrjet ë këmbëve dhe problemet e qarkullimit të gjakut, gjithashtu ka dhe funksion pastrues, duke pastruar nga lëkura e vdekur. Të gjitha këto elementë janë të pranishëm si tek tuli, tek farat edhe tek lëkura e rrushit. Lani mirë 10 kokrra me rrush. Shtypini me një pirun deri sa të bëhen një masë e qullët. Lani mirë fytyrën dhe qafën. Vendosni qullin mbi fytyrë dhe mbi qafë. Lëreni të veprojë për një periudhë 25 minuta. Hiqni tulin dhe shpëlani me kujdes fytyrën me ujë të vakët.

Maskë fytyre me pjeshkë e kastravec
Lajeni fytyrën me pastruesin tuaj të preferuar dhe ujë të ngrohtë që t ju hapen mirë poret. Merrni 2-3 kokrra pjeshke. Prije në thela të holla, aq sa të mundesh. Fërkoje fytyrën mirë e mirë me këtë masë dhe qëndro në pozicion të shtrirë. Lëri të qëndrojnë atje deri në 20 minuta. Ndërsa masa e pjeshkës qëndron në fytyrë, mbyllni sytë dhe vendosni masën e kastravecit mbi qepalla. Mundësisht, qetësohuni në një ambient ose dhomë më vete, larg zhurmave të familjes dhe vini në CD player ndonjë muzikë qetësuese. Në fund shpëlajeni lëkurën lehte me ujë të ftohtë.

PËR TË PATUR NJË LËKURË MËNDAFSH
250 ml lëng i freskët kastraveci
50 ml mjaltë
125 ml jogurt
6 pika vaj livande
4 pika vaj karafili
Përziejini mirë dhe vendosini në fytyrë përpara se të laheni.

MASKË PËR TË HEQUR QIMET E FYTYRËS
1 pako me xhelatinë
125 ml sugo frutash ose lënge barërash.
Ngrohini së bashku deri sa të tretet xhelatina.
Lërini të ftohen në temperaturë normale deri sa të mund
ta duroni mbi lëkurë. Aplikojeni më pas në fytyrë dhe
lëreni të thahet krejt. Tërhiqeni.

MASKË PËR LËKURËN NORMALE
2 lugë me argjilë
1 lugë kafeje me mjaltë
2 pika vaj karafili
Përdorni aloe vera ose ujë për të formuar pastën.
Vijeni në fytyrë dhe pas 15 minutash lajeni atë.

MASKË PËR LËKURËN E THATË
1 lugë me argjilë
1 lugë me miell thekre
1 lugë të vogël me mjaltë
1 lugë kafeje me vaj bajamesh
1 pikë vaj trëndafili
1 pikë vaj lavande
Masaxhojeni në fytyrë për rreth 20 minuta.

MASKË ME KUNGULL
Kungulli i verdhë është shumë i pasur me vitaminë A dhe ndihmon për të rigjeneruar
lëkurën dhe për ta bërë atë sa më të shëndetshme.
Përgatitja: Zini një fetë me kungull të prerë në copa për 15 minuta në ujë. Pasi e keni zier shtypeni.
Shtojini masës një lugë të vogël me pana të freskët, të lëngët dhe përzieni mirë. Lëreni masën të ftohet dhe kur ajo të marrë temperaturën e ambientit përhapeni në fytyrë dhe në qafën e larë dhe lëreni të pushojë në atë vend për rreth 10 minuta. Duhet të evitoni sytë dhe buzët. Më pas, shpëlajeni me ujë të vakët dhe lyeni fytyrën me kremin hidratues që ju përdorni.

Ky lajm është publikuar: 20/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›