Llogaritja e pensioneve për qytetin
27/04/2009 Skema e trajtimit kategorizohet sipas përfitimeve maksimale dhe atyre minimale
Pensioni i plotë llogaritet me shumën e masës së plotë mujore dhe shtesave të veçanta
Kategoritë që plotësojnë kriteret për të përfituar pension (moshën dhe vitet e duhura të sigurimit mund të përllogaritin vetë masën e pensionit që u takon, e cila do t’u jepet pas zyrtarizmit të së drejtës përfituese nga organet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Llogaritja mujore e masës së pensionit përcaktohet me mbledhjen e masës së pensionit bazë që u jepet gjithë personave që kanë derdhur kontribute, me shtesat e veçanta që jepen mbi këto pensione për kategori të caktuara (përfitues fshati apo qyteti apo kompensime të caktuara). Sipas ligjit të sigurimeve, formula për llogaritjen e pensionit është (Pp = Mpb + Sh ), ku me Pp identifikohet pensioni i plotë mujor i pleqërisë, i cili gjendet duke mbledhur masën e pensionit bazë që u jepet të gjithë personave të siguruar me shtesat e veçanta që jepen mbi këtë masë bazë. Sipas kësaj formule, masa e të ardhurave për pensionet e qytetit është më e lartë sesa llojet e tjera të përfitimit. Kështu, pensioni maksimal në qytet kapërcen dyfishin e pensionit bazë, por nuk mund të jetë më shumë se 21433 lekë (duke përfshirë këtu edhe rritjen e 1 majit). Masa bazë e pensionit llogaritet çdo vit sipas lëvizjeve që pësojnë dhe çmimet e shportës së konsumit, të cilat janë të përcaktuar me vendim të posaçëm në rregulloren e ISSH-së. Luhatshmërinë e lëvizjes së masës bazë të pensionit e përcakton qeveria sipas politikave të saj rritëse. Shtesat llogariten në mënyrë individuale, të cilat bazohen në kontributet individuale të derdhura nga kategoritë përfituese. Kjo e fundit varet nga madhësia dhe zgjatja e periudhës kontributeve dhe është 1 për qind për çdo vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme (paga mbi të cilën janë paguar kontributet). Ndërkohë çdo vit është Këshilli i Ministrave që miraton ndryshimet e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësueshme, duke përdorur shkallën e rritjes së kontributeve mesatare individuale të vitit përkatës me atë të vitit paraardhës. Aktualisht baza mesatare e vlerësueshme llogaritet si mesatare e pagave që ka marrë i punësuari gjatë gjithë viteve të punës dhe mbi të cilat janë paguar kontribute. Duke qenë se përpara vitit 1994 nuk ka të dhëna për pagat individuale, për efekt të llogaritjes së bazës mesatare të vlerësuar llogaritjet bëhen në bazë të pagave referuese të përcaktuara nga KM, që i përgjigjen llojit të punës apo profesionit të dokumentuar në regjistrat themeltarë dhe në librezën e punës të punonjësit.