E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu distancohet nga Liebermani

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 17:06

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u distancua publikisht nga deklaratat e Avigdor Liebermanit, duke deklaruar se nëse kushtet ishin të mira, ai do të arrinte një marrëveshje historike me palestinezët pa marrë parasysh konsideratat e koalicionit.

Një ditë pasi ministri i Jashtëm, njëherësh dhe aleat në koalicionin qeverisës, Avgdor Lieberman, deklaroi se qeveria e Autoritetit palestinez ishte e “paligjshme”, Benjamin Netanyahu i përgjigjet duke theksuar se nuk do ti merrte parasysh këto konsiderata.

“Nëse palestinezët do të njihnin legjitimitetin e shtetit të Izraelit si një shtet hebre dhe do të hiqnin dorë nga e drejta e kthimit; nëse marrëveshja e sigurisë arrihet në bazë të pritshmërive tona, asnjë konsideratë e koalicionit nuk më ndalon të arrij marrëveshje”, deklaroi Netanyahu.

Që prej marrjes së pushtetit afërsisht dy vite më parë, Netanyahu ka dhënë shumë pak intervista për mediet. Por pas deklaratave të Liebermanit, i cili gjithashtu cilësoi liderët turq si gënjeshtarë, Netanyahu ndjeu nevojën të tregojë se distancohet publikisht nga këto deklarata.

I pyetur lidhur me komentet e Libermanit në lidhje me Turqinë, Netanyahu theksoi se “kam mësuar vite më parë se është gjithmonë më mirë të diskutosh mbi çështje në caktuara sesa t’i ngarkosh ato me sulme personale”. “Teksa Turqia kërkon që ne të kërkojmë falje për bastisjen e ‘Mavi Marmara’:-së, ne sigurisht që nuk duam të kërkojmë falje”, nënvizoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›