Llorente vazhdon në Bilbao

Sulmuesi Fernando Llorente ka nënshkruar kontratë të re me Athletic Bilbaon deri në qershor të vitit 2016, kanë njoftuar mediet spanjolle.
27 vjeçari, njëri prej anëtarëve kryesor të skuadrës baske, tashmë disa vite është përmendur si objektiv i klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Manchester Unitedin, por vazhdimisht ka shprehur gatishmërinë e tij të qëndrojë në Bilbao.
Me marrëveshjen e re, Llorente thuhet se do të përfitojë edhe rritje në pagë. Reprezentuesi spanjoll do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.