E Shtunë, 31 Tetor 2026

Quagliarella do të largohet nga Juventusi

Sulmuesi Fabio Quagliarella do të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni, ka njoftuar ueb faqja Goal.com.

29 vjeçari nuk është titullar te Bianconerët dhe ka realizuar vetëm dy gola në 19 paraqitjet e deritashme të këtij edicioni. Ai ka kontratë me Juventusin deri më 2014, por thuhet se tashmë ka vendosur se e ardhmja e tij qëndron diku tjetër.

Ende nuk dihet se ku mund të transferohet Quagliarella, por opsionet nuk mungojnë. Lazio përmendet si një skuadër që përcjell Quagliarellan dhe mund ta angazhojë për partner të Miroslav Kloses.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›