E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack në SHBA

E ardhmja e Michael Ballackut është në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Menaxheri i tij, Michael Becker ka njoftuar se mesfushori gjerman në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayer Leverkusen për të vazhduar karrierën në SHBA. Ballack, ish anëtar i Bayern Munichut dhe Chelseas kërkohet nga Chicago Fire.

Në rast se finalizon kalimin e tij në SHBA, Ballack do t’i bashkohet yjeve si David Beckham e Thierry Henry që tashmë disa vite paraqiten në MLS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›