E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini hidhërohet me Balotellin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka bërë të ditur se vendimi i tij për zëvendësimin e sulmuesit Mario Balotelli kundër Chelseas ishte taktik.

Balotelli u nxor nga loja pas përfundimit të pjesës së parë te rezultati 0-0, pasi kishte dështuar të realizonte nga një rast i mirë kur u gjend përballë me portierin Petr Cech. Mancini ka pranuar se nuk i pëlqeu loja e Balotellit.

“Nuk më pëlqeu si luajti, andaj bëra zëvendësim taktik”, deklaroi Mancini për mediet italiane. Në fund City fitoi 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›