Marcelo ka thyer këmbën

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo ka pësuar frakturë në këmbë gjatë stërvitjes me Brazilin dhe mund të mungojë deri vitin tjetër.
Fillimisht dyshohej se 24 vjeçari ka tërhequr nyjën e këmbës pas një rrëzimi në seancën stërvitore të dielën në Poloni. Por, analizat mjekësore kanë njoftuar se bëhet fjalë për dëmtim të shkallës së rëndë dhe futbollisti ka pësuar frakturë në këmbën e tij të djathtë.
Federata braziliane konfirmoi se Marcelo do të mungojë për deri në tre muaj, edhe pse Reali mund të konsideroj përshpejtimin e rikuperimit të tij.